Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij”, deklaron kryetari Ardian Gjini. “Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i d...


“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij”, deklaron kryetari Ardian Gjini.
“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, shprehet ai.
Sipas Gjinit, Kurti “synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”.
“Aleanca mbetet e qartë.
Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:
1. Gazin amerikan
2. Të ndërtojë kapacitete energjetike
3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore
4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla
5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë
6. Të investojë në kryeqytet”, shkruan ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
