Gjini i përgjigjet Kurtit: Rruga që po ndiqni është e dëmshme për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i është përgjigjur Albin Kurtit pas ftesës për takim, duke theksuar se nuk sheh nevojë për një takim të tillë. Ai ka kritikuar drejtpërdrejt qasjen e Kurtit, duke thënë se “rruga që ju po e ndiqni është e ...

gusht 7, 2026 - 18:00
Gjini i përgjigjet Kurtit: Rruga që po ndiqni është e dëmshme për Kosovën
gjini-i-pergjigjet-kurtit:-rruga-qe-po-ndiqni-eshte-e-demshme-per-kosoven

gjini-i-pergjigjet-kurtit:-rruga-qe-po-ndiqni-eshte-e-demshme-per-kosoven

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i është përgjigjur Albin Kurtit pas ftesës për takim, duke theksuar se nuk sheh nevojë për një takim të tillë.

Ai ka kritikuar drejtpërdrejt qasjen e Kurtit, duke thënë se “rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën”.

“Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë. P.S. këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të rradhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim.”

Gjini shton se qëndrimet e Aleancës tashmë janë të qarta dhe se ftesat për takim i sheh si përpjekje për të krijuar perceptim për mungesë bashkëpunimi./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.