Gjini: Kurti me çdo qelizë e ka dashur Gjykatën Speciale – ky është kaos i programuar nga ai – do prapë zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është deklaruar lidhur me situatën aktuale në vend, ku po vazhdojnë protestat përkundër se policia hodhi gaz lostsjellës për ta shpërndarë turmën. Sipas Gjinit, “Kurti mbase është i vetmi politikan shqipta...

tetor 5, 2026 - 22:00
Gjini: Kurti me çdo qelizë e ka dashur Gjykatën Speciale – ky është kaos i programuar nga ai – do prapë zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është deklaruar lidhur me situatën aktuale në vend, ku po vazhdojnë protestat përkundër se policia hodhi gaz lostsjellës për ta shpërndarë turmën. Sipas Gjinit, “Kurti mbase është i vetmi politikan shqiptar që me çdo qelizë të trurit e trupit të tij e ka dashur këtë gjykatë”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, i pari i Aleancës thotë se “mosvotimi i gjykatës nga ana e Vetëvendosjes në vitin 2015 ka qenë oportunizëm i pastër e jo bindje e ndonjë natyre”.

Sipas tij, “kanë qenë të bindur se partitë në pushtetin e atëhershëm do ta votojnë. Prandaj vet abstenuan”.

“Në fakt, Gjykata Speciale është thelbi i arsyes se pse Kurti është në pushtet”, vlerëson Gjini.

Tutje, ai në FB ka shkruar:

Që prej qershorit, Aleanca iu ka paralajmëruar se Kurti do prap zgjedhje.

I ka mbyllur vet të gjitha opsionet për të dalur nga bllokada politike.

Nuk e ka marrë parasysh ofertën e Aleancës, e ka poshtëruar me plot qëllim Lidhjen Demokratike dhe së fundi luajti me Partinë Demokratike.

Përndryshe nuk do kishte pritur deri sot për ta votuar në parim ligjin. Do ta kishte bërë më herët.

Përndryshe nuk do t’i fuste 22 projektligje në procedurë të përshpejtuar sot.

Përndryshe nuk do ta kushtëzonte fare votimin e ligjit për Gjykatën Speciale me votimin e presidentit.

Nëse vërtet dëshironte t’i shmangte zgjedhjet, ëin-ëin ka pasur. Por nuk deshi.

Që prej qershorit lojën e fajësimit e ka luajtur.

Mund t’iu them se iu kemi paralajmëruar.

E tash?

Shohim gaz lotsjellës e krisma në sheshin kryesor të kryeqytetit, kundër vlerave tona të lirisë.

Po nesër?

Vetëvendosje e pyet Gjykatën Kushtetuese nëse Albulena mund t’i shpall zgjedhjet.

Ky është kaos i programuar nga Kurti i cili nuk e do krijesën që e udhëheq, e që është Republika e pavarur e lirë dhe demokratike e Kosovës.

Ky nuk i do as njerëzit që e duan e që e votojnë. Ndërsa, tjerët i urren.

Por Kosova jonë nuk do të shkatërrohet. Do t’i mbijetojë edhe kësaj krize.

Do ta mbijetojë edhe Kurtin dhe kastën e tij të keqbërësve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.