Gjini: Kurti me na dhënë edhe gjysmën e Qeverisë, e refuzojmë

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një debat publik, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt diskutimin mes tyre. Gjini: E kam thirr me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po f...

gusht 6, 2026 - 21:30
Gjini: Kurti me na dhënë edhe gjysmën e Qeverisë, e refuzojmë

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një debat publik, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt diskutimin mes tyre.

Gjini: E kam thirr me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po flasim me njëri-tjetrin

“Po, more, ndoshta e kisha takuar Albin Kurtin unë në debat. E kam thirrur me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po flasim me njëri-tjetrin, jo mbrapa zyreve me i bo fotografi e kur të kryhet takimi me dalë e me i rrejt njerëzit se çka kemi folë”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka thënë se debati mund të zhvillohet në cilindo televizion dhe me cilindo gazetar të përzgjedhur nga Kurti.

Gjini thotë se pranon të debatojë me Kurtin kudo që ky i fundit dëshiron

“Le ta zgjedhë studion, le ta zgjedhë gazetarin, le ta zgjedhë televizionin, kohën e ditën, çka të dojnë. Publikisht, po, krejt populli me e dëgju se çka po themi”, ka thënë Gjini.

Në konferencën për shtyp, Gjini tha se partia që ai kryeson nuk do të jetë pjesë e qeverisë ku bën pjesë edhe Kurti me Vetëvendosjen

Gjini: Edhe me na dhënë gjysmën e qeverisë, refuzojmë

“Nuk dojmë me qenë pjesë e qeverisjes me këtë pushtet, refuzojmë. Edhe me na dhënë gjysmën e qeverisjes, refuzojmë. Nuk e kemi kusht zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Gjini.

Kreu i Aleancës tha se kjo parti nuk I bashkohet Kurtit me kushtin që president të jetë Ramush Haradinaj.

Gjini: Kurti po ka qejf që na me I thënë vijmë nëse Ramush Haradinaj bëhet kryetar, por…

“Duhet me ia përsërit edhe atij edhe gjithë të tjerëve, kishte me qenë nder për Kosovën e per te gjithë shqiptarët me pas president Ramush Haradinajn, po ky nuk është kushti ynë. E dimë që po ka qejf me i thanë po, e me na thanë ‘jo bre’, por nuk jemi tu e kërku këtë gjë”, ka thënë Gjini.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.