Gjini: Njerëzit që i keni votou, i kanë ozurpu institucionet
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë një deklarim zyrtar lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend. Veprimet e sotme, Gjini i quajti “maskaradë”, duke thënë se është një lojë e pastër e mazhorancës për të blerë kohë,...


Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë një deklarim zyrtar lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend.
Veprimet e sotme, Gjini i quajti “maskaradë”, duke thënë se është një lojë e pastër e mazhorancës për të blerë kohë, transmeton IndeksOnline.
Sipas Gjinit, koha e blerë do t’i shërbente LVV-së që zgjedhjet t’i caktojë më 27 dhjetor. Ai thotë se sot u pa ana e errët e atyre që janë zgjedhur.
“Kjo edhe nëse çmimi është shkatërrimi i institucioneve të shtetit.
Ky është mesazhi im dhe i Aleancës për të gjithë qytetarët e Kosovës!” shkroi Gjini, krahas videos.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.