Gjini: Qeveria që u votua sot është jokushtetuese, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e votuar sot. Përmes një postimi në facebook, Gjini ka bërë të ditur se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që kjo e fundit t...


Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e votuar sot.
Përmes një postimi në facebook, Gjini ka bërë të ditur se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që kjo e fundit ta trajtojë çështjen me prioritet.
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetutshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.