Gjini: “S’kemi faj të gjithë, një njeri e ka bllokuar Kuvendin”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar një pjesë të shoqërisë kosovare për, siç tha ai, qasje konformiste ndaj situatës politike dhe bllokadës institucionale në vend. Duke folur për moszgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Gjini tha ...

gusht 13, 2026 - 00:00
Gjini: “S’kemi faj të gjithë, një njeri e ka bllokuar Kuvendin”
‘as-nje-milion-vota-nuk-e-shnderrojne-genjeshtren-ne-te-vertete’-–-gjini-reagon-edhe-ne-facebook

‘as-nje-milion-vota-nuk-e-shnderrojne-genjeshtren-ne-te-vertete’-–-gjini-reagon-edhe-ne-facebook

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar një pjesë të shoqërisë kosovare për, siç tha ai, qasje konformiste ndaj situatës politike dhe bllokadës institucionale në vend.

Duke folur për moszgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Gjini tha se në debatet televizive po krijohet përshtypja se përgjegjësia është e të gjithëve, ndërsa sipas tij, një person e ka shkaktuar bllokadën.

“Është një pjesë e madhe e shoqnisë konformista. Për çdo natë debate: ‘Tanë kanë faj, s’kemi hiç faj’. Një njeri e ka blloku”, tha Gjini.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt në këtë deklaratë, Gjini iu referua kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si personin të cilit ia atribuon bllokimin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.