GJinovci pas arrestimit në Merdare: Plani i Serbisë për destabilizim ka me dështu! (FOTO)
Në një aksion blic të zhvilluar në pikën kufitare në Merdare, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar personin me inicialet F.S., i cili dyshohet drejtpërdrejt për veprën penale “Spiunazh”. Me vendim të prokuro...
Në një aksion blic të zhvilluar në pikën kufitare në Merdare, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar personin me inicialet F.S., i cili dyshohet drejtpërdrejt për veprën penale “Spiunazh”. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje për 48 orë.
Rasti ka nxitur reagime të menjëhershme në opinionin publik. Analisti Rron Gjinovci ka komentuar ngjarjen duke deklaruar: “Po shtin Serbia pare sa po munet me i pagu bashkëpunëtorët e vet e me destabilizu Kosovën, por ka me dështu”.
Prokuroria Speciale ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa organet e sigurisë mbeten të angazhuara në zbërthimin e plotë të këtij rrjeti.
Pas ndalimit në kufi, hetuesit e Krimit të Organizuar kanë zbarkuar me urgjencë në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash për bastisje. Gjatë kontrollit të detajuar, policia ka
sekuestruar një varg provash materiale që forcojnë dyshimet: 39,500 euro para të gatshme, 500 dinarë, 4 telefona celularë, dokumente të ndryshme relevante për hetimin, etj. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.