Gjobiten 6 kompani ndërtimi në “Qendër” – nga 1,300 euro për secilën
Inspektorët e Komunës Qendër kanë kryer kontrolle në 10 kantiere ndërtimi, duke konstatuar shkelje të rregullave dhe detyrimeve ligjore. Si pasojë, janë shqiptuar gjashtë gjoba nga 1,300 euro secila, kryesisht për shkelje të rendit komunal ...
Inspektorët e Komunës Qendër kanë kryer kontrolle në 10 kantiere ndërtimi, duke konstatuar shkelje të rregullave dhe detyrimeve ligjore.
Si pasojë, janë shqiptuar gjashtë gjoba nga 1,300 euro secila, kryesisht për shkelje të rendit komunal dhe Ligjit për Pastërtinë Publike.
Gjatë kontrolleve janë hequr gjithashtu bllokues dhe shtylla të vendosura ilegalisht në hapësira publike, në tri lokacione.
Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, tha se kontrollet do të vazhdojnë dhe paralajmëroi se nuk do të tolerohet uzurpimi dhe dëmtimi i hapësirave publike.
Komuna u bëri thirrje investitorëve dhe kompanive të ndërtimit që të respektojnë ligjin dhe të marrin masa për *mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë publike.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.