Gjuajti me armë në gazmend familjar, arrestohet personi nga Bogovina e Tetovës

Më 06.08.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.S. (60) nga fshati Bogovinë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se më 05.08.2026, rreth orës 23:00, ka qëlluar me armë zjarri në një festë familja...

gusht 6, 2026 - 12:30
Gjuajti me armë në gazmend familjar, arrestohet personi nga Bogovina e Tetovës

Më 06.08.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.S. (60) nga fshati Bogovinë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se më 05.08.2026, rreth orës 23:00, ka qëlluar me armë zjarri në një festë familjare, me ç’rast një nga plumbat ka dëmtuar çatinë e shtëpisë së B.L. (66) nga fshati Siniçan i Tetovës.
​Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e T.S., me ç’rast në oborr janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe dy gëzhoja të pistoletës me gaz. Në lidhje me rastin, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e F.M. (50) në fshatin Bogovinë, ku në oborr janë gjetur gëzhoja të pistoletës me gaz.
​Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.