Gjykata e shpall fajtor Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Këtë të mërkurë, është shpallur aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Gjykata e ka shpallur fjator ministrin në detyrë për hedhjen e ...

shtator 2, 2026 - 10:30
Gjykata e shpall fajtor Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Këtë të mërkurë, është shpallur aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata e ka shpallur fjator ministrin në detyrë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, është refuzuar aktakuza për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”.

I akuzuari Sveçla mungoi në seancë, ndërkaq i pranishëm ishte avokati i tij, Laur Prenaj, i cili para mediave tha se vendimi, sipas tij, “është praktik e pazakontë”.

“Kjo është pazakontë në praktik, por megjithatë ne do e presim vendimin e arsyetuar për të dhënë komente të mëtutjeshme. Ne patjetër që do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës, deri atëherë nuk kemi çfarë të komentojmë tjetër”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.