Gjykata Kushtetuese refuzoi nismën për kushtetutshmërinë e rritjes lineare të pensioneve

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut e ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të penzioneve. Kjo nismë kishte ardhur pasi Qeveria e RMV-së kishte rritur pensionet në mënyrë lineare. Në vlerësimin e Ku...

tetor 21, 2026 - 23:00
Gjykata Kushtetuese refuzoi nismën për kushtetutshmërinë e rritjes lineare të pensioneve

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut e ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të penzioneve. Kjo nismë kishte ardhur pasi Qeveria e RMV-së kishte rritur pensionet në mënyrë lineare.

Në vlerësimin e Kushtetueses, nuk do të ketë nevojë për shqyrtimin e nenit 2 nga Ligji për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.

Në përputhje me nenin 38 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, janë plotësuar kushtet për refuzimin e nismës.

Gjykata Kushtetuese edhe në muajin mars e ndalon procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2025, duke përfunduar kështu shqyrtimin e rritjes lineare të pensioneve. Siç informuan ata, propozimi nuk mori shumicën dhe akti mbetet në rendin juridik.

Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2025 u iniciua sepse, sipas Gjykatës, rritja lineare e pensioneve që ajo parashikon mund të shkelë barazinë kushtetuese, të drejtën e pronës dhe parimin e sigurimit social, pasi i trajton pensionistët me kontribute të ndryshme në mënyrë të barabartë dhe krijon efekte joproporcionale.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.