Gjykata vendos, një muaj paraburgim për Gani Gecin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Sipas vendimit, Gani Gecit iu është caktuar një muaj paraburgim. Ai dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot.
Sipas vendimit, Gani Gecit iu është caktuar një muaj paraburgim. Ai dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Mehmetaj dyshohet se u kanos nga Geci për shkak të një postimi në Facebook për deputetin e Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili është nip i Gani Gecit.
Sipas Prokurorisë, Geci kishte shkuar në vendin e punës të gazetarit Mehmetaj dhe i kishte kërkuar atij ta fshijë këtë postim. Pas refuzimit të gazetarit, Geci e ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.
Një ditë pasi e kishte kanosur në zyrën e tij Mehmetajn dhe pasi ky e kishte raportuar në polici, Geci me veturën e tij ishte parkuar para televizionit Dukagjini ku gazetari ishte në një emision dhe e kishte pritur. Më pas Geci u arrestua dhe u ndalua për 48 orë. /Indeksonline
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.