Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Gjykatat në Maqedoninë e Veriut e përfunduan vitin 2025 me 134.610 lëndë të pazgjidhura, ndërsa nga 425 ankesa të shqyrtuara nga Këshilli Gjyqësor, vetëm 13 u vlerësuan si të bazuara. Gjatë vitit të kaluar, gjykatat pranuan 540.122 lëndë të...

tetor 22, 2026 - 13:01
Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Gjykatat në Maqedoninë e Veriut e përfunduan vitin 2025 me 134.610 lëndë të pazgjidhura, ndërsa nga 425 ankesa të shqyrtuara nga Këshilli Gjyqësor, vetëm 13 u vlerësuan si të bazuara.
Gjatë vitit të kaluar, gjykatat pranuan 540.122 lëndë të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të lëndëve në 674.851. Prej tyre, u zgjidhën 540.241.
Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi edhe 90 kërkesa të reja për përcaktimin e përgjegjësisë së gjithsej 161 gjyqtarëve.
Shumica e ankesave të qytetarëve kishin të bënin me pakënaqësinë ndaj vendimeve gjyqësore, zvarritjen e procedurave dhe mosrespektimin e afateve ligjore.
Të dhënat janë pjesë e raporteve vjetore që do të shqyrtohen nga Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.