Glorifikoi kriminelin Mlladiq, Qeveria ultimatum Kitanoviqit: Tërhiq vendimin ose tërhiqu

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, drejtorit të Agjencisë për Komunitete, i cili përmes një postimi glorifikoi kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq. Sipas Qeverisë, qëndrimi i tij është personal d...

gusht 29, 2026 - 17:01
Glorifikoi kriminelin Mlladiq, Qeveria ultimatum Kitanoviqit: Tërhiq vendimin ose tërhiqu

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, drejtorit të Agjencisë për Komunitete, i cili përmes një postimi glorifikoi kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq.

Sipas Qeverisë, qëndrimi i tij është personal dhe i papranueshëm për Qeverinë.

Reagimi i plotë i Qeverisë:

“Qëndrimi i Qeverisë është i qartë dhe bazohet në faktet juridike të përcaktuara ndërkombëtarisht. Ratko Mlladiqi është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata kompetente ndërkombëtare.

Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë. Qeveria i ndërton qëndrimet e saj në bazë të interesit të shtetit dhe qytetarëve. Pasi një qëndrim i tillë të jetë përcaktuar, ai duhet të respektohet nga të gjithë individët në Qeveri. Vullnetarizmi është i papranueshëm dhe Qeveria do t’i kërkojë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin e tij. Nëse Kitanoviqi nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, presim që ai të tërhiqet nga pozita që ushtron”.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.