Goditet nga një automjet në Shkup, 68-vjeçari pëson lëndime të rënda

Një këmbësor 68-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një automjet transportues në rrugën „Dizhoni“ në Shkup. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 15:00. Automjeti „Peugeot“, i drejt...

Nëntor 6, 2026 - 16:00
Goditet nga një automjet në Shkup, 68-vjeçari pëson lëndime të rënda

Një këmbësor 68-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një automjet transportues në rrugën „Dizhoni“ në Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 15:00. Automjeti „Peugeot“, i drejtuar nga një 36-vjeçar nga Shkupi, ka goditur këmbësorin, i cili më pas është dërguar në spitalin „Shën Naumi Ohridski“, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Flaka

The post Goditet nga një automjet në Shkup, 68-vjeçari pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.