Goditet nga vetura në qarkoren e Shkupit, rëndë plagoset 63-vjeçari
Një 63-vjeçar nga Shkupi është plagosur rëndë pasi është goditur nga një veturë në qarkoren e Shkupit, pranë kryqëzimit të Mirkovcit. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 14:00, në autostradën “Nëna Terezë”. Automj...
Një 63-vjeçar nga Shkupi është plagosur rëndë pasi është goditur nga një veturë në qarkoren e Shkupit, pranë kryqëzimit të Mirkovcit.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 14:00, në autostradën “Nëna Terezë”. Automjeti “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, drejtohej nga një 20-vjeçare nga Shkupi.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipet e SPB Shkup.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.