Gold AG e tregon veten edhe njëherë, bën veprimin madhështor për çlirimtarët në Hagë – asnjëherë nuk është kursyer për këto gjëra
Këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka përcjellë një mesazh me tone patriotike...


Këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka përcjellë një mesazh me tone patriotike, duke iu bashkuar kështu thirrjeve për pjesëmarrje në këtë organizim.
Në profilin e tij në Facebook, Gold Ag ka shkruar: “Shqiponjat nisen maleve t’larta, qëndisin ballin me shkronja t’arta”.
Mesazhi i këngëtarit vjen në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për “Marshin për Liri”, i cili pritet të mbledhë qytetarë në kryeqytet në një organizim të lidhur me zhvillimet rreth ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Marshi do të mbahet më 12 shtator, në prag të vendimit final për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve dhe për përcjelljen e një mesazhi të përbashkët në mbështetje të çlirimtarëve.
Aktiviteti do të nisë nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të mblidhen pjesëmarrës nga vende të ndryshme.
Gold Ag, i cili në vazhdimësi është i njohur për këngët dhe qëndrimet e tij me tematikë patriotike, kësaj here ka zgjedhur që mbështetjen e tij ta përcjellë përmes një vargu simbolik, duke iu bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në marsh.
Postimi i tij është pritur me reagime nga ndjekësit, ndërsa mesazhi i publikuar nga këngëtari ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, në ditët kur në Kosovë po flitet gjerësisht për “Marshin për Liri” dhe rëndësinë e tij./ORAinfo/

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.