Gostivar: 39-vjeçari privohet nga liria nën dyshimin për vjedhjen e një telefoni

Një 39-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje”. Sipas njoftimit të policisë, G.K. është privuar nga liria më 6 tetor, rreth orës 16:50, nga n...

tetor 7, 2026 - 16:30
Gostivar: 39-vjeçari privohet nga liria nën dyshimin për vjedhjen e një telefoni

Një 39-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit të policisë, G.K. është privuar nga liria më 6 tetor, rreth orës 16:50, nga nëpunës policorë të NJPB Gostivar. Rasti lidhet me vjedhjen e një telefoni celular, e cila ishte denoncuar po atë ditë nga një person nga Gostivari.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 39-vjeçarit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Flaka

The post Gostivar: 39-vjeçari privohet nga liria nën dyshimin për vjedhjen e një telefoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.