Gostivar, arrestohet 33-vjeçari pas denoncimit për dhunë ndaj bashkëshortes
Një 33-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është privuar nga liria, pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar për sulm fizik. Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar më 25 tetor, ndërsa gruaja 48-vjeçare ka deklaruar se pas një gr...
Një 33-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është privuar nga liria, pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar për sulm fizik.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar më 25 tetor, ndërsa gruaja 48-vjeçare ka deklaruar se pas një grindjeje, bashkëshorti kishte hyrë me forcë në banesë, kishte dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime.
I dyshuari është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Gostivar, arrestohet 33-vjeçari pas denoncimit për dhunë ndaj bashkëshortes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.