Gostivar: Arrestohet 41-vjeçari, dyshohet se sulmoi nënën e tij nën ndikimin e alkoolit

Një 41-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pas denoncimit se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 63-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime. Sipas policisë, ngjarja është raportuar më 22 shtator, ndërsa H.F. dyshohet se, nën ndiki...

shtator 22, 2026 - 14:00
Gostivar: Arrestohet 41-vjeçari, dyshohet se sulmoi nënën e tij nën ndikimin e alkoolit

Një 41-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pas denoncimit se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 63-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime.

Sipas policisë, ngjarja është raportuar më 22 shtator, ndërsa H.F. dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë familjare ka hedhur në drejtim të nënës së tij mjete të mprehta dhe sende të tjera shtëpiake.

Zyrtarët policorë të DPB Gostivar e kanë privuar nga liria 41-vjeçarin rreth orës 00:05. Gjatë procedurës policore atij i janë matur 1,54 promil alkool.

I dyshuari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.