Gostivar: Arrestohet 41-vjeçari pas incidentit në familje
Një 41-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 63-vjeçare. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 22 shtator rreth orës 00:05 në shtëpinë ...
Një 41-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 63-vjeçare.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 22 shtator rreth orës 00:05 në shtëpinë familjare. I dyshuari dyshohet se ka hedhur sende të mprehta dhe sende të tjera në drejtim të nënës së tij, duke i shkaktuar lëndime.
Gjatë ndërhyrjes policore, atij i janë matur 1.54 promilë alkool në gjak. 41-vjeçari është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Flaka
The post Gostivar: Arrestohet 41-vjeçari pas incidentit në familje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.