Gostivar, denoncohet sulm fizik ndaj një të mituri nga nëna dhe motra e tij

Një rast i dhunës në familje është denoncuar në Gostivar, ku një i mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe motra e tij. Sipas njoftimit të policisë, më 1 nëntor, në orën 14:50, në NJPB Gostivar, një 45-vjeçare ka denoncuar...

Nëntor 2, 2026 - 15:00
Gostivar, denoncohet sulm fizik ndaj një të mituri nga nëna dhe motra e tij

Një rast i dhunës në familje është denoncuar në Gostivar, ku një i mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe motra e tij.

Sipas njoftimit të policisë, më 1 nëntor, në orën 14:50, në NJPB Gostivar, një 45-vjeçare ka denoncuar se ngjarja kishte ndodhur një natë më parë, rreth orës 23:30, pas një mosmarrëveshjeje paraprake.

Gjatë incidentit, motra e të miturit dyshohet se ka përdorur edhe një send të fortë.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post Gostivar, denoncohet sulm fizik ndaj një të mituri nga nëna dhe motra e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.