Gostivar: Punimet në bulevardin "Vëllezërit Gjinovski" zhvillohen me intensitet të lartë

Punimet në bulevardin "Vëllezërit Gjinovski" në Gostivar po zhvillohen me një intensitet të lartë, me fokat në rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës, si dhe ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,

Valbon Limani, ka informuar për këtë përmes një videoje nga terreni, duke theksuar se punimet po vazhdojnë me një ritëm të shpejtë.

Në këtë moment, ndërhyrjet po realizohen në segmentin nga rrethrrotullimi pranë Qendrës për Kulturë deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës. Projekti, i cili nisi që nga viti i kaluar, zhvillohet në disa faza, fillimisht në lagjjen Maleardi. Ndërhyrja më e rëndësishme në këtë fazë është ndërtimi i rrethrrotullimit të ri, i cili synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.

Në fazën përfundimtare të projektit, përfshihen ndërtimi i urës së re dhe zgjerimi i bulevardit deri te Gjykata.

Për shkak të punimeve, në zonën e afërt do të ketë kufizime në qarkullim. Komuna e Gostivarit kërkon nga qytetarët të respektojnë sinjalistikën, të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Komuna e Gostivarit apelon për bashkëpunim dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.

Me pak fjalë

Punimet në bulevardin "Vëllezërit Gjinovski" në Gostivar po zhvillohen me intensitet të lartë, me fokat në ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri dhe zgjerimin e rrugës. Kryetari Valbon Limani ka informuar për këtë përmes një videoje nga terreni. Qytetarët kërkohet të respektojnë kufizimet dhe sinjalistikën.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.