Gostivari dhe Democracy Lab vazhdojnë bashkëpunimin për Qendrën Rinore dhe të Komunitetit

Komuna e Gostivarit dhe Democracy Lab kanë riafirmuar bashkëpunimin për funksionimin dhe zhvillimin e Qendrës Rinore dhe të Komunitetit – YCC, si hapësirë për angazhimin qytetar dhe fuqizimin e të rinjve. Sot, në Komunën e Gostivarit, kr...

gusht 31, 2026 - 19:01
Gostivari dhe Democracy Lab vazhdojnë bashkëpunimin për Qendrën Rinore dhe të Komunitetit

Komuna e Gostivarit dhe Democracy Lab kanë riafirmuar bashkëpunimin për funksionimin dhe zhvillimin e Qendrës Rinore dhe të Komunitetit – YCC, si hapësirë për angazhimin qytetar dhe fuqizimin e të rinjve.

Sot, në Komunën e Gostivarit, kryetari Valbon Limani dhe Drejtori Ekzekutiv i Democracy Lab nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Qendrës Rinore dhe të Komunitetit.

Me këtë marrëveshje, palët konfirmojnë angazhimin për vazhdimin e mbështetjes së YCC-së dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe komunitetin lokal.

“Qendra Rinore dhe e Komunitetit – YCC është kthyer tashmë në sinonim të angazhimit qytetar në Gostivar. Ajo është një hapësirë e sigurt dhe e hapur ku të rinjtë dhe qytetarët mund të zhvillojnë idetë, aftësitë dhe iniciativat e tyre, të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë aktivisht në jetën e komunitetit”, thuhet në komunikimin lidhur me marrëveshjen.

Nga Democracy Lab theksojnë rëndësinë e vazhdimit të partneritetit me Komunën e Gostivarit, duke vlerësuar se YCC ka krijuar një platformë të rëndësishme për pjesëmarrjen e të rinjve dhe qytetarëve në proceset komunitare.

“Me vazhdimin e këtij bashkëpunimi, Komuna e Gostivarit dhe Democracy Lab riafirmojnë përkushtimin e përbashkët që YCC të vazhdojë të jetë një hapësirë e hapur për të gjithë, ku idetë shndërrohen në iniciativa dhe iniciativat në ndryshim pozitiv për komunitetin”, thuhet nga Democracy Lab.

Qendra synon të shërbejë si një pikë takimi për të rinjtë, organizatat dhe qytetarët e Gostivarit, duke ofruar mundësi për zhvillimin e aftësive, realizimin e iniciativave dhe forcimin e pjesëmarrjes qytetare.

The post Gostivari dhe Democracy Lab vazhdojnë bashkëpunimin për Qendrën Rinore dhe të Komunitetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.