Gostivari fal faturën e ujit për një muaj, banorët nuk do të paguajnë për gushtin

Vendimi u mor nga Këshilli i Komunës si masë për të lehtësuar pasojat e krizës së ujit dhe situatës epidemike që zgjati rreth një muaj. Banorët e Gostivarit nuk do të paguajnë faturat e ujit të pijshëm për muajin gusht. Vendimi u miratua...

gusht 31, 2026 - 19:00
Gostivari fal faturën e ujit për një muaj, banorët nuk do të paguajnë për gushtin

Vendimi u mor nga Këshilli i Komunës si masë për të lehtësuar pasojat e krizës së ujit dhe situatës epidemike që zgjati rreth një muaj.

Banorët e Gostivarit nuk do të paguajnë faturat e ujit të pijshëm për muajin gusht. Vendimi u miratua sot nga Këshilli i Komunës së Gostivarit, pas krizës së zgjatur me furnizimin me ujë dhe epidemisë që preku qytetin.

Masa synon të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve pas një periudhe në të cilën furnizimi me ujë të pijshëm ishte i kufizuar dhe qytetarët u përballën me pasoja të situatës së jashtëzakonshme.

Gjatë seancës u diskutua mundësia që qytetarët të përjashtoheshin nga pagesa edhe për më shumë se një muaj. Kryetari i Këshillit, Valdet Xhaferi, tha se ishte shqyrtuar mundësia e faljes së faturave për dy apo tre muaj, por një vendim i tillë duhet të jetë i zbatueshëm edhe në praktikë.

Nga ana tjetër, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Almir Dauti, vlerësoi se përjashtimi për një muaj është masë e mjaftueshme, duke pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme me furnizimin me ujë zgjati rreth një muaj.

Sipas tij, muaji gusht është periudha për të cilën duhet të vlejë falja e faturave.

Vendimi vjen pas një periudhe të vështirë për banorët e Gostivarit, të cilët për javë të tëra u përballën me probleme me ujin e pijshëm dhe masat e ndërmarra për shkak të situatës epidemiologjike. Gostivari Sot

The post Gostivari fal faturën e ujit për një muaj, banorët nuk do të paguajnë për gushtin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.