Gostivari, tani është radha jote: Të premten protestë në mbështetje të çlirimtarëve dhe UÇK-së

Në Gostivar të premten do të mbahet një tubim qytetar me moton “Jo në emrin tim!”, përmes të cilit organizatorët synojnë të shprehin qëndrimin e tyre për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj çlirimtarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇ...

tetor 3, 2026 - 22:30
Gostivari, tani është radha jote: Të premten protestë në mbështetje të çlirimtarëve dhe UÇK-së

Në Gostivar të premten do të mbahet një tubim qytetar me moton “Jo në emrin tim!”, përmes të cilit organizatorët synojnë të shprehin qëndrimin e tyre për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj çlirimtarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Sipas Këshillit Organizativ, tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe qytetarët ftohen të marrin pjesë dhe të shprehin qëndrimin e tyre.

“Të premten, zëri i Gostivarit bashkohet me zërat që kërkojnë drejtësi, dinjitet dhe respekt për çlirimtarët dhe UÇK-në”, thuhet në thirrjen e organizatorëve.

Në thirrje theksohet se protesta do të mbahet me moton “Jo në emrin tim!”, ndërsa organizatorët bëjnë apel për pjesëmarrje të përbashkët dhe paqësore.

“Të mblidhemi së bashku, të vendosur dhe paqësisht, për të shprehur qëndrimin tonë”, thuhet më tej.

Tubimi është paralajmëruar për të premten, më 9 tetor 2026, në orën 18:30, te Kulla e Sahatit në Gostivar.

Këshilli Organizativ e përmbyll thirrjen me mesazhin:

“Një qytet. Një zë. Një qëndrim. Gostivari flet! Gostivari bashkohet!” Gazeta Flaka

The post Gostivari, tani është radha jote: Të premten protestë në mbështetje të çlirimtarëve dhe UÇK-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.