Grabitje e armatosur në Çair: Tre persona të maskuar kërcënojnë me pistoletë punonjësin e bastores
Një bastore sportive në Çair të Shkupit ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur, ku tre persona të maskuar kanë kërcënuar punonjësin me armë zjarri dhe kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor. Rasti është raportuar në polici më 30 tetor, n...
Një bastore sportive në Çair të Shkupit ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur, ku tre persona të maskuar kanë kërcënuar punonjësin me armë zjarri dhe kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor.
Rasti është raportuar në polici më 30 tetor, në orën 23:54.
Sipas MPB-së, tre persona të gjinisë mashkullore, nën kërcënimin e armës, kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të grabitjes.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.