Grabitje me armë në Kuçevishtë, dy persona kërcënojnë çiftin dhe marrin paratë
Dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Kuçevishtë, në rrethinën e Shkupit, ku kanë kërcënuar me armë zjarri një burrë dhe bashkëshorten e tij, duke marrë para nga xhiroja ditore e kompanisë ku ajo punonte. Rasti është den...
Dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Kuçevishtë, në rrethinën e Shkupit, ku kanë kërcënuar me armë zjarri një burrë dhe bashkëshorten e tij, duke marrë para nga xhiroja ditore e kompanisë ku ajo punonte.
Rasti është denoncuar në SPB Shkup më 25 tetor, në orën 23:20, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth 20 minuta më herët.
Sipas denoncimit, paratë i përkisnin një kompanie që merret me shërbime të dërgesave të shpejta. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Flaka
The post Grabitje me armë në Kuçevishtë, dy persona kërcënojnë çiftin dhe marrin paratë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.