Greqia: Gjobë 30 euro për shofere që nuk kanë kutinë e ndihmës së parë në makinë

Qytetarët që planifikojnë udhëtimin me automobil në Greqi për festat e fundvitit duhet të jenë të informuar për rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Sipas Press24, kutia e ndihmës së parë në automjet do të duhet të përmbajë standardin evropian DIN 13164:2022 ose një standard ekuivalent ISO.

Kjo kutie duhet të përmbajë batanije termike, maska mbrojtëse, doreze mjekësore, garza sterile, fasha, materiale për trajtimin e djegieve, gërshërë dhe mjete të tjera të nevojshme për ndihmën e parë.

Shoferët që nuk respektojnë këto kërkesa do të rrezikojnë një gjobë prej 30 euro. Rregullat do të vlenë për automjetet që qarkullojnë në Greqi, me përjashtim të motoçikletave dhe mijeteve me dy rrota.

Para nisjes, rekomandohet të kontrollohen edhe trekëndëshi i sigurisë, aparati kundër zjarrit dhe jeleku reflektues.

Me pak fjalë

Nëse udhëtoni në Greqi nga 1 janar 2027, makina duhet të ketë kutinë e ndihmës së parë me standardin DIN 13164:2022. Gjobë 30 euro nëse nuk e respektoni këtë kërkesë.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.