Gruaja denoncon ish-partnerin nga Vrapçishti, dyshohet se e kërcënonte nga burgu

Një 33-vjeçare nga Mali i Zi ka denoncuar në policinë e Tetovës ish-partnerin e saj, S.R. (43) nga Vrapçishti, duke pretenduar se ai i kishte dërguar mesazhe kërcënuese asaj dhe familjes së saj. Sipas denoncimit, 43-vjeçari, i cili që ng...

tetor 8, 2026 - 14:30
Gruaja denoncon ish-partnerin nga Vrapçishti, dyshohet se e kërcënonte nga burgu

Një 33-vjeçare nga Mali i Zi ka denoncuar në policinë e Tetovës ish-partnerin e saj, S.R. (43) nga Vrapçishti, duke pretenduar se ai i kishte dërguar mesazhe kërcënuese asaj dhe familjes së saj.

Sipas denoncimit, 43-vjeçari, i cili që nga shtatori i këtij viti është duke vuajtur dënim me burg në Burgun e Tetovës, dyshohet se ka përdorur numra të ndryshëm telefoni dhe një aplikacion celular për t’i dërguar kërcënimet.

Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Flaka

The post Gruaja denoncon ish-partnerin nga Vrapçishti, dyshohet se e kërcënonte nga burgu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.