Gruaja denoncon sulm fizik para një lokali në Marinë të Shkupit
Një 32-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht para një objekti hotelierik në fshatin Marinë, në rrethinën e Shkupit. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 01:15, ndërsa rasti është de...
Një 32-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht para një objekti hotelierik në fshatin Marinë, në rrethinën e Shkupit.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 01:15, ndërsa rasti është denoncuar në SPB Shkup në orën 01:55.
Sipas denoncimit, F.A. nga i njëjti fshat dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan dhe ka hedhur drejt saj një send prej druri.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
The post Gruaja denoncon sulm fizik para një lokali në Marinë të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.