Gruaja nga Kosova parandalon përhapjen e zjarrit në një ndërtesë në Zvicër – flakët i shuan me kova uji
Një zjarr e pa në ballkon, në ndërtesën ku banon, në Rothrist të Zvicrës. E me të parë flakët, shqiptarja 60 vjeçare, Shadije A. nuk ka hezituar që të intervenojë, duke shuar zjarrin me kova që i kishte mbushur me ujë, në banesën e saj. Ajo...


Një zjarr e pa në ballkon, në ndërtesën ku banon, në Rothrist të Zvicrës.
E me të parë flakët, shqiptarja 60 vjeçare, Shadije A. nuk ka hezituar që të intervenojë, duke shuar zjarrin me kova që i kishte mbushur me ujë, në banesën e saj.
Ajo u lëndua gjatë intervenimit dhe në një prononcim për median zvicerane, Blick, tha se nuk e ka menduar faktin që mund t’i shkaktonte vetes plagë për shkak të zjarrit, por, thjesht ka pasur për qëllim shuarjen e flakës, pa u rritur më shumë, transmeton Telegrafi.
“Unë dola për ta parë djalin tim që po pinte cigare në ballkon dhe kur u ktheva në apartament dhe e pash zjarrin, mora menjëherë kovat dhe legenat, i mbusha me ujë dhe u përpoqa ta shuaja. Duke vepruar kështu, lëndova krahun e djathtë dhe gjithashtu këmbët” tha ajo për mediumin.
Lëndimet e gruas nuk janë serioze, pasi, Shadije A. tashmë është liruar nga spitali edhepse ende mban një fashë të vogël në krah.
Përpos Shadijes, zjarrin për ta shuar asaj i ndihmoi edhe një shqiptar tjetër, i cili ka përdorur një jastak të lagur me ujë, por, i njëjti
nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Nga ana tjetër, pas arritjes së zjarrëfikësve, vendi është izoluar tërësisht dhe dëmët materiale nuk ishin të mëdha, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Shadija u falënderua nga organet kompetente për intervenimin dhe bashkëpunimin.
Kujtojmë që para disa ditësh një tjetër shqiptar në Zvicër tregoi një akt heroizimi, e fjala është për Hajdin Limonin, i cili nxori katër itialianë nga vetura e aksidentuar, e që kishte marrë flakë./Telegrafi
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.