Gruda zbulon çfarë i tha Veseli në Hagë: Më 16 shtator do të jem i lirë
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka rrëfyer detaje nga takimi i tij me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në Hagë. Gruda ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë biseduar për Kosovën, njerëzit dhe të ardhmen e vendit. Ai ka theksu...


Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka rrëfyer detaje nga takimi i tij me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në Hagë.
Gruda ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë biseduar për Kosovën, njerëzit dhe të ardhmen e vendit. Ai ka theksuar qetësinë dhe forcën që, sipas tij, Veseli ka shfaqur gjatë bisedës.
Sipas Grudës, Veseli është shprehur i bindur se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.
“Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij”, ka shkruar Gruda.
Ai ka shtuar se takimi i ka lënë një përshtypje të fortë, duke theksuar se kufizimi i lirisë fizike nuk mund të cenojë bindjet dhe dashurinë për vendin.
“Kur u ndamë, mbeta me një ndjenjë të fortë se burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin”, ka shkruar Gruda.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.