Gucati: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta të mëdha në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë. Gucati tha se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të...


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta të mëdha në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gucati tha se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të pafajshëm në Kosovë, por në rast të një vendimi dënues, paralajmëroi reagim të fuqishëm qytetar.
“Nëse ndodh ajo e keqja, ne nuk do të rrimë duarkryq. Do të thërrasim protestë dhe situata mund të eskalojë. Mund të ketë demonstrata dhe revoltë qytetare”, tha ai në Klan Kosova.
Gucati njëherësh deklaroi se, protestat mund të mos kufizohen vetëm në Kosovë, por të shtrihen edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe trevat e tjera shqiptare.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.