Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt
Ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, ka vlerësuar marrëdhëniet e miqësisë mes Francës dhe Kosovës, duke thënë se ato datojnë që nga periudha e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Pas takimit me ministrin në detyrë të Pu...


Ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, ka vlerësuar marrëdhëniet e miqësisë mes Francës dhe Kosovës, duke thënë se ato datojnë që nga periudha e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, Haddad tha se Franca ka mbështetur Kosovën në momente të rëndësishme, përfshirë procesin e Pakos së Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it.
“Ne kemi suportuar Pakon e Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it. Jam i lumtur që kemi punuar për këtë marrëdhënie bilaterale dhe që sot jam këtu në këtë vizitë”, u shpreh Haddad.
Ai tha se gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në këtë rol, ka parë praninë e kompanive franceze në vend, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Prezenca ime sot është dëshmi e miqësisë sonë me Kosovën. Do të mundohemi që së bashku të krijojmë një vend më të sigurt”, tha ministri francez.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
