Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidheni presidentin, numrat i keni

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë numrat për ta zgjedhur presidentin, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Ai, në hollin e Kuvendit, para gazetarëve, tha se Albin Kurti tashmë e ka rrugën e ...

gusht 14, 2026 - 13:30
Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidheni presidentin, numrat i keni

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë numrat për ta zgjedhur presidentin, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Ai, në hollin e Kuvendit, para gazetarëve, tha se Albin Kurti tashmë e ka rrugën e hapur për ta zgjedhur presidentin, pas qëndrimit të djeshëm të LDK-së se do të votojnë për një president unifikues dhe konsensual.

Por, e bëri të qartë se PDK nuk do të përfshihet në diskutimet mes këtyre dy partive për ta zgjedhur të parin e shtetit.

Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidhni presidentin, numrat i keni

“Nuk ka pengesë prej neve. Po themi: ejani, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve, i japim vendit institucione. Bëni kryetarin e Kuvendit, formoni qeverinë dhe zgjidhni presidentin. Tash, pas qëndrimit të fundit të LDK-së, rruga është e hapur. I kanë numrat, i kanë votat, por këtë vend dhe këtë vendi e ka përgjegjësinë që LVV-ja dhe zoti Kurti t’i japin institucione, apo me mbajtë vendin në vakum institucional… Më lehtë merren vesh, dakordohen dy parti politike sesa kur bëhen më shumë. I kanë numrat… Kur ka pasur negociata për marrëveshje, pala e tretë, derisa ka përfunduar negociatat midis dy palëve, nuk është përfshirë. Nuk e ka prishur rendin e negociatave. I kanë numrat, e kanë gatishmërinë dhe nuk është në diskrecion të asnjë individi me u vendos mbi Kushtetutën”, tha ai.

Hamza nënvizoi sërish se nuk do të takohet me liderin e LVV-së, siç tha, pasi ai nuk dëshiron bashkëpunim dhe partneritet.

Sipas tij, ftesat e Kurtit janë pa përmbajtje dhe nuk janë serioze.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.