Hamza: Kapje e shtetit, parlamenti s’është pronë e Kurtit e as e VV’së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të thirret urgjentisht në seancë për konstituimin e tij, duke e cilësuar këtë proces si detyrim kushtetues që nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshjet p...

gusht 12, 2026 - 14:30
Hamza: Kapje e shtetit, parlamenti s’është pronë e Kurtit e as e VV’së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të thirret urgjentisht në seancë për konstituimin e tij, duke e cilësuar këtë proces si detyrim kushtetues që nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshjet politike apo interesat elektorale.

Hamza ka deklaruar se Kuvendi nuk është pronë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe as e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, zvarritja e procesit po bëhet për kalkulime politike dhe po e mban vendin në një vakum institucional.

Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë. Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit”.

Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë. Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë!”, tha Hamza.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.