Hamza: Me Kurtin s’folëm për emra për President, së pari miratimi i ndryshimit të ligjit për Specialen

Takimi me Kurtin, Hamza lë të kuptohet se është hapur për Presidentin nëse LVV-ja e mbështet ndryshimin e ligjit për Specialen. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “nuk ka asnjë arsye që edhe partitë tjera të mos e përkrahin” n...

shtator 28, 2026 - 11:30
Hamza: Me Kurtin s’folëm për emra për President, së pari miratimi i ndryshimit të ligjit për Specialen

Takimi me Kurtin, Hamza lë të kuptohet se është hapur për Presidentin nëse LVV-ja e mbështet ndryshimin e ligjit për Specialen.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “nuk ka asnjë arsye që edhe partitë tjera të mos e përkrahin” ndryshimin e propozuar të ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë.

Bedri Hamza tha duke hyrë në Kuvend se me Kurtin mbrëmë biseduan për situatën aktuale politike, përfshirë çështjen e Presidentit.

“Situata aktuale politike, me prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara, por edhe temat tjera, duke përfshirë edhe temën e Presidentit. Por për ne, për Partinë Demokratike të Kosovës, ligji është pika e parë”, tha ai.

“Nuk kemi folur për emra, mirëpo nëse kalohet ligji – dhe këtë nuk po e them si detyrim, por si nevojë – jemi të hapur për të diskutuar për tema tjera”, tha Hamza.

“Presim ditët në vijim. Nuk kemi shumë kohë, por presim edhe disa ditë”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.