Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për media para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e Vlora Çitakut për nënkryetare, Hamza ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjyk...

shtator 25, 2026 - 11:00
Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për media para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e Vlora Çitakut për nënkryetare, Hamza ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet. E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai është i qartë”, ka thënë Hamza.

“Kemi kërkuar përkrahje dhe presim që i njëjti të vendoset në procedurë”, ka shtuar tutje Hamza i pyetur nëse kanë marrë përkrahje për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.