Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Hamza tha se  PDK ka qenë e gatshme për të marrë pjesë në seancën konstituive, ku do të zgjidhej kryetari dh...

gusht 8, 2026 - 02:00
Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
hamza:-pdk-do-te-ndermarre-veprime-ligjore-per-mbrojtjen-e-kushtetutes

hamza:-pdk-do-te-ndermarre-veprime-ligjore-per-mbrojtjen-e-kushtetutes

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Hamza tha se  PDK ka qenë e gatshme për të marrë pjesë në seancën konstituive, ku do të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Administrata e Republikës së Kosovës, fatkeqësisht edhe në këtë aspekt që është çështje teknike, do të thotë administrata e Kuvendit i ka dyert e mbyllura. Jemi këtu për të treguar gatishmërinë tonë për pjesëmarrje në seancën konstituive të Kuvendit, kur është dashur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, të konsituohet Kuvendi dhe pastaj të procesohet edhe me zgjedhjen e institucioneve të reja të vendit”, tha Hamza.

Ai e cilësoi moskonstituimin e Kuvendit si mosrespektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se afati 30-ditor pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve duhet të respektohej.

“Kemi të bëjmë me mosrespektim të mendimit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që është i saktë dhe preciz, që thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Kjo është shkelje e Kushtetutës, mosrespektim i aktit më të lartë, cenim i demokracisë dhe marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese”, u shpreh Hamza.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.