Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027. Sipas njoftimit të mi...

tetor 19, 2026 - 16:30
Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.

Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja do të ofrohet përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në program.

“Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.