Haqim Ramadani pas fitores së AKI-së në Bërvenicë: Demografia foli, shumica vendosi

Ish-kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale, duke uruar fitoren e kandidatit të AKI-së, Arkin Jahijit. Në reagimin e tij, Ramadani theksoi ...

Nëntor 2, 2026 - 03:00
Haqim Ramadani pas fitores së AKI-së në Bërvenicë: Demografia foli, shumica vendosi

Ish-kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale, duke uruar fitoren e kandidatit të AKI-së, Arkin Jahijit.

Në reagimin e tij, Ramadani theksoi se rezultati zgjedhor është përcaktuar nga shumica e qytetarëve, duke e shoqëruar mesazhin me një deklaratë që tërheq vëmendje: “Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë.”

Ai gjithashtu falënderoi partitë politike dhe qytetarët për korrektësinë gjatë procesit zgjedhor, ndërsa një vëmendje të veçantë ia kushtoi diasporës shqiptare, duke vlerësuar kontributin e saj në raport me vendlindjen.

“Falënderoj për korrektësinë të gjitha partitë politike, qytetarët e kësaj komune dhe në veçanti diasporën tonë të dashur, e cila gjithmonë na vjen në ndihmë dhe dëshmon se lidhja me vendlindjen nuk shuhet kurrë”, shkroi Ramadani.

Në fund të mesazhit, ai përcolli urimet për fitoren, duke përfunduar me shprehjen: “Respekt për të gjithë! Urime FITORJA!” Gazeta Flaka

The post Haqim Ramadani pas fitores së AKI-së në Bërvenicë: Demografia foli, shumica vendosi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.