Haraçina në këmbë për Shkëndijën – Beqiri dhe Alimi në krah të “Çlirimtarëve”!
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, së bashku me kryetarin e KF Shkëndija e Haraçinës, Sulejman Alimi, kanë shprehur mbështetje për grupin e tifozëve “Çlirimtarët”. Beqiri ka theksuar se përkrahja e sportit dhe e klubit lokal mbet...
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, së bashku me kryetarin e KF Shkëndija e Haraçinës, Sulejman Alimi, kanë shprehur mbështetje për grupin e tifozëve “Çlirimtarët”.
Beqiri ka theksuar se përkrahja e sportit dhe e klubit lokal mbetet një nga prioritetet, duke përcjellë mesazhin për bashkëpunim dhe unitet rreth Shkëndijës.
“Bashkë për sportin, bashkë për Shkëndijën!”, ka shkruar Beqiri.
Në postimin e tij, kryetari i Haraçinës thekson se mbështetja për sportin në komunë duhet të jetë e përbashkët, ndërsa “Çlirimtarët” cilësohen si pjesë e rëndësishme e atmosferës që rrethon klubin.
“Kuadër të bashkëpunimit dhe përkrahjes së sportit në Haraçinë, së bashku me kryetarin e KF Shkëndija e Haraçinës, z. Sulejman Alimi, dolëm në mbështetje të grupit të tifozëve ‘Çlirimtarët’.
Bashkë për sportin, bashkë për Shkëndijën!”, thuhet në postimin e Beqirit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.