Haradinaj: Albin Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK’së, po e çon vendin në zgjedhje
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se me këtë po i jep një goditje UÇK’së duke e lënë në gjysmë ligjin për Gjykatën Speciale. “Kanë mbetur edhe më pak se 7 orë. S’është...


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se me këtë po i jep një goditje UÇK’së duke e lënë në gjysmë ligjin për Gjykatën Speciale.
“Kanë mbetur edhe më pak se 7 orë. S’është ligj i një partie por i 91 deputetëve të kësaj legjislature që e kanë votuar në lexim të parë. Është e pandershme të lihet në gjysmë ky ligj duke e ditur momentin kritik për mbrojtjen e liderëve të UCK-së. Është momenti të bashkohemi e të mos turpërohemi”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se sot kanë rënë maskat.
“Kurti e kurthoj edhe Ligjin edhe vendin. E futi në kurth. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK’së duke e lënë në gjysmë Ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik dhe po e çon vendin në zgjedhje. Kjo është hera e katërt që po e çon vendin në zgjedhje i njëjti person. Sa herë e ka çu vendin në zgjedhje, e ka lënë qytetarin pa zgjidhjet e nevojshme”, ka shtuar ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.