Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit se Kosova është futur në një situatë të re kushtetuese, pasi, sipas tij, është kaluar afati kushtetues për konstituimin e institucioneve. H...

gusht 8, 2026 - 12:00
Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme
haradinaj:-kurti-dhe-haxhiu-ia-kane-djegur-kosoves-afatin-kushtetues,-jemi-ne-nje-situate-te-re-dhe-te-rrezikshme

haradinaj:-kurti-dhe-haxhiu-ia-kane-djegur-kosoves-afatin-kushtetues,-jemi-ne-nje-situate-te-re-dhe-te-rrezikshme

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit se Kosova është futur në një situatë të re kushtetuese, pasi, sipas tij, është kaluar afati kushtetues për konstituimin e institucioneve.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Ushtruesen e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu se qëllimisht e kanë shtyrë seancën deri në ditën e fundit dhe, sipas tij, i kanë shkaktuar Kosovës tejkalimin e afatit kushtetues.

Ai ka thënë se çështja nuk duhet parë vetëm në raport me pozitën dhe opozitën, por si një problem që prek rendin kushtetues dhe funksionimin e shtetit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.