“Harrojeni portofolin? Letërnjoftimi dhe patenta së shpejti në telefonin tuaj”.

Ditët kur qytetarët duhet të nxjerrin nga portofoli letërnjoftimin apo patentën e shoferit mund të jenë drejt fundit. Dokumentet personale së shpejti do të mund të mbahen edhe në telefon, përmes një aplikacioni të ri të prezantuar nga Minis...

shtator 24, 2026 - 17:01
“Harrojeni portofolin? Letërnjoftimi dhe patenta së shpejti në telefonin tuaj”.

Ditët kur qytetarët duhet të nxjerrin nga portofoli letërnjoftimin apo patentën e shoferit mund të jenë drejt fundit. Dokumentet personale së shpejti do të mund të mbahen edhe në telefon, përmes një aplikacioni të ri të prezantuar nga Ministria e Transformimit Digjital.

Aplikacioni mundëson që dokumentet fizike të kenë edhe versionin e tyre digjital të verifikuar, i cili mund të përdoret gjatë identifikimit para policisë apo në sportelet e institucioneve.

Në vend që të paraqesin kartelën plastike, qytetarët do të mund të hapin aplikacionin në telefon, i cili gjeneron një kod unik QR. Pas skanimit të tij, personi zyrtar mund të marrë në kohë reale të dhënat e nevojshme për verifikimin e identitetit.

Aplikacioni është tashmë i disponueshëm në version testues për përdoruesit e Android dhe iOS, ndërsa autoritetet sqarojnë se dokumenti digjital nuk e zëvendëson plotësisht dokumentin fizik.

Pra, qytetarët do të vazhdojnë të kalojnë procedurat standarde në Ministrinë e Punëve të Brendshme – përfshirë fotografimin dhe marrjen e gjurmëve të gishtërinjve – për lëshimin e letërnjoftimit fizik. Versioni në telefon paraqet një kopje digjitale të verifikuar të dokumentit.

Për aktivizimin e aplikacionit „m.Услуги“, përdoruesi duhet të ketë një profil tashmë të miratuar dhe aktiv në Portalin Kombëtar për e-Shërbime uslugi.gov.mk. Pas kësaj kryhet lidhja e sigurt e llogarisë me aplikacionin dhe krijohet një PIN personal për qasje.

Kështu, identifikimi në RMV hyn në një fazë të re, ku telefoni inteligjent po shndërrohet gradualisht në një portofol digjital për dokumentet personale.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.