Hasani shpërthen ndaj VLEN-it: “Po e mbroni Stoilkoviqin, po heshtni për deputetët shqiptarë”

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, akuzon VLEN-in dhe Qeverinë se po e mbrojnë ministrin Ivan Stoilkoviq pas incidentit të korrikut në Kuvend, ku, sipas tij, u ofenduan deputetë shqiptarë. Hasani kërkoi sërish që të procedohet inicia...

shtator 23, 2026 - 20:00
Hasani shpërthen ndaj VLEN-it: “Po e mbroni Stoilkoviqin, po heshtni për deputetët shqiptarë”

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, akuzon VLEN-in dhe Qeverinë se po e mbrojnë ministrin Ivan Stoilkoviq pas incidentit të korrikut në Kuvend, ku, sipas tij, u ofenduan deputetë shqiptarë.

Hasani kërkoi sërish që të procedohet iniciativa për formimin e një komisioni anketues që do të hetonte dhe zbardhte rastin.

“Mos vallë VLEN-i është aq i varur nga kjo Qeveri sa nuk guxon të bëjë zë?”, deklaroi Hasani, duke kërkuar që ministri të japë llogari për sjelljen e tij.

Ai tha se Fronti Evropian nuk e pranon heshtjen e VLEN-it dhe kërkoi që Kuvendi të mos “fshihet pas formulimeve të përgjithshme”./Alsat.mk


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.