Haxhiu i vendos kufirin Simiqit: “Tërhiqe fjalën!” – seanca shpërthen në përplasje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është përfshirë në një debat të ashpër me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit. Debati nisi pasi Simiq, gjatë propozimit të Slavko Simiqi...

shtator 9, 2026 - 15:00
Haxhiu i vendos kufirin Simiqit: “Tërhiqe fjalën!” – seanca shpërthen në përplasje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është përfshirë në një debat të ashpër me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit.

Debati nisi pasi Simiq, gjatë propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, deklaroi se kandidati po propozohej “në emër të popullit serb”.

Haxhiu e cilësoi deklaratën si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke i kërkuar Simiqit ta tërheqë atë dhe propozimin ta bëjë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Simiq kundërshtoi kërkesën, duke thënë se propozimi ishte bërë në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Ai deklaroi gjithashtu: “Jam përfaqësues i popullit serb dhe këtë të drejtë ju nuk do të ma merrni”.

Pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme, Haxhiu ndërpreu punimet e seancës, duke thënë se nuk ka pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës është caktuar për të premten, më 11 shtator.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.