Haxhiu: Marrëveshja VV-LDK për Bekim Sejdiun ende ekziston

U.D Presidentja Haxhiu, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin konsensual për president. Haxhiu ka thënë se e ka përshëndetur marrëves...

shtator 1, 2026 - 22:30
Haxhiu: Marrëveshja VV-LDK për Bekim Sejdiun ende ekziston
haxhiu-flet-per-ftesat-qe-kurti-u-ka-derguar-partive-per-takime-para-6-gushtit

haxhiu-flet-per-ftesat-qe-kurti-u-ka-derguar-partive-per-takime-para-6-gushtit

U.D Presidentja Haxhiu, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin konsensual për president.

Haxhiu ka thënë se e ka përshëndetur marrëveshjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut, duke theksuar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet t’i takojë vetëm një apo dy partive politike.

“Së pari siç e dini, dje u arrit një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për emrin e profesor doktor Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës. Si UD, e kam përshëndetur këtë vendim, këtë marrëveshje mes dy subjekteve politike”, tha Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se do të ishte e rëndësishme që në takimet për këtë çështje të merrnin pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ka qenë shumë me rëndësi që edhe PDK-ja dhe AAK-ja të merrnin pjesë në takime për këtë çështje, sepse çështja e presidentit nuk i takon një ose dy partive politike por kërkon më shumë konsensu dhe për këtë duhet që dy të tretat e deputetëve të marrin pjesë”, u shpreh ajo në Kanal 10.

Sipas Haxhiut, pavarësisht bojkotimit të takimeve nga PDK-ja dhe AAK-ja, negociatat mes VV-së dhe LDK-së kanë vazhduar dhe marrëveshja për kandidatin presidencial, sipas saj, ende ekziston.

“E konsideroj që marrëveshja ende ekziston. Siç ndodh kudo, kur ka negociata, ato udhëhiqen nga liderët. Në rastin konkret ne e patëm Kurtin, në anën tjetër Abdixhikun, Osmanin dhe Lutfi Hazirin”, deklaroi Haxhiu.Ajo ka thënë se pas këtyre negociatave, palët kanë arritur një marrëveshje për kandidatin për president, duke vlerësuar edhe figurën e Bekim Sejdiut.

“Pas këtyre negociatave, janë konsideruar si negociata që kanë çuar drejt një marrëveshjeje për një president. E çmoj figurën e tij”, tha Haxhiu.

Duke komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë dalë kundër propozimit, Haxhiu ka shprehur habinë e saj lidhur me pretendimin se deputetët nuk janë konsultuar për emrin e kandidatit.

“Ajo që unë nuk e kuptoj është që deputetët e LDK-së thonë se neve nuk na kanë konsultuar për emrin e tij”, tha ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.